Është bërë e ditur agjenda e takimeve të paralajmëruara të kryeministri Edi Rama në Veriun e vendit. Vetëm një numër i kufizuar njerëzish e kanë ditur këtë agjendë, e cila nuk është bërë publike për arsye sigurie. Ndërsa pritej të hynte në Shkodër nga Ura e Bahçallëkut, kryeministri duket se ka qenë në M.Madhe një natë para takimeve të planifikuara. Sipas informacioneve jo zyrtare nga selia rozë e Shkodrës, ai ka qenë në Vermosh nga nata e kaluar, ndërsa të tjera burime thonë se ai ka kaluar nga Ura e Spatharit në zonën e Vau- Dejësit.
“Axhenda e Kryeministrit Rama ne Qarkun Shkoder dt. 26 prill 2019
Ora 11:00 Inspektim i punimeve te Sheshit te Bajzes
Vendi: Bajze
Pergjegjes: Tonin Marina
Ora: 11:30 Inspektim i Fermes Kosan (prodhim i bimeve medicinale) dhe takim me banoret e Malesise se Madhe
Vendi: Kosan, prane Bajzes
Pergjegjes: Tonin Marina
Ora: 13:00 Inspektim i punimeve te Gjimnazit “Sherif Hoxha” dhe shkolles “Abdyl Bajraktari”
Vendi: Koplik
Pergjegjes: Tonin Marina
Ora: 13:30 Dreke me prodhuesit e zones ne Vrake
Vendi: Kampingu Vrake
Pergjegjes: Tonin Marina
Ora: 16:00 Inspektim i zyrave te ADISA Shkoder
Vendi: Kryqezimi i Deges lagjia Perash prane ish Konviktit Safet Spahiu
Pergjegjes:
Ora: 16:30 inspektim i punimeve te godines se Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder
Vendi: Fakulteti Ekonomik, prane Trumes se Dugajve te Reja Shkoder
Pergjegjes: Rektori Adem Bekteshi
Ora: 17:00 Eventi i Bashkia qe Duam
Vendi: Sheshi Para Teatrit Migjeni
Pergjegjes: PS Shkoder”