
Me 18 nëntor 2025, Kryesia e PDSH- së, mori një vendim për zhvillimin e zgjedhjeve në ato degë ku kryetari kandidoi për deputet, dha dorëheqje apo ishte i komanduar për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 2025. Sipas të njëjtit vendim, afati i fundit për mbylljen e këtij procesi në degët demokrate, mes të cilave edhe Shkodra, ishte data 31 janar 2026.

Ndërsa kanë mbetur edhe më pak se dy javë nga ky afat, jo vetëm në Shkodër por në asnjë degë, nuk flitet jo për zgjedhje kryetarësh, por as për procedura mbledhjesh dhe propozimesh eventuale të kandidaturave, sipas udhëzimit përkatës, të cilin e morën me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka.
Sigurisht, kjo situatë e brendshme në PD, u ndërlidh me zhvillime politike të rëndësishme, siç ishte çeshtja e imunitetit të Belinda Ballukut, organizimi i protestave kombëtare (e radhës me 24 janar 2026) apo arrestimit në Venezuelë nga SHBA të Maduros. Natyrisht, për çeshtje madhore, procesi mund dhe duhet të shtyhet. Por strukturat e PD- së kanë detyrimin që të informojnë antarësinë demokrate por edhe opinionin publik, në emër të transparencës por edhe ndërveprimit.
Duke perifrazuar një batutë nga filmat e para 1990- ës, “partia i merr vendimet për tu zbatuar dhe jo për tu zverdhur arkikave”. Sepse si funksionon sot PD në opozitë, do të funksionojë shteti kur PD të jetë në pushtet!






