Duke nisur nga data 4 maj, Aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për korona virusin. Personat që hyjnë në Austri duhet të posedojnë një certifikatë shëndetësore që nuk janë të infektuar me COVID-19. Në të kundërt, ata duhet të izolohen në periudhë 14 ditore.
Testimin në aeroport, i cili kushton 190 euro, mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena.
Austria ka regjistruar 15.526 raste me korona virusin, dhe 598 vde kje. Ky vend ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të biznesve.