Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Adoleshenti nga Puka alarmon policine ne Rinas, tenton te hipe ne avion me force

ShkodraWeb 12 September, 2017
Një adoleshent nga Puka, që kishte dështuar në disa tentativa të mëparshme për të shkuar në Angli, ka tentuar te realizojë ëndrrën nga Aeroporti i Rinasit. Edhe pse ka vënë në jetë një skenar të dështuar, 17-vjeçari E. Gega, ka arritur të afrohet te shkallët e avionit.
Madje, edhe mund të kishte hipur, në rast se një polic “vigjilent” i kufirit s’do arrinte në kohë për ta ndaluar. Burime nga Policia e Shtetit thanë se adoleshenti kishte arritur të priste rrjetën e rrethimit të pistës së avionëve dhe nga aty ka vrapuar drejt avionit të parë që ishte gati për fluturim.
Ai është futur në mes të pasagjerëve që sapo kishin zbritur nga autobusi dhe po afroheshin për të ngjitur shkallët për t’u futur në avion. Për të nuk kishte rëndësi se cili ishte destinacioni i avionit, raporton “Panorama”, mjaftonte që të shkonte në një prej vendeve të Bashkimit Europian e më pas do të gjente një zgjidhje për të shkuar në Britaninë e Madhe. Madje, lutjet dëshpëruese të tij nuk ia ka kursyer as policit që e ka ndaluar bashkë me personelin e sigurisë së aeroportit.
“Të lutem, më lër të hipi në avion. Dua të shkoj në Angli!”
Kështu i është drejtuar ai efektivit kur po i vendoste prangat në duar. Burimet thanë se fillimisht është dyshuar për ndonjë sulm të mundshëm dhe menjëherë forca të shumta policie e kanë rrethuar të riun “klandestin”, raporton “Panorama”, që pas kontrollit fizik, ka rezultuar i pastër. Madje, mësohet se në xhepa kishte vetëm një shumë modeste parash dhe një kartë identiteti, asgjë tjetër.
E. Gega është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Rinasit dhe ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për dy akuza. Atë të shkatërrimit të pronës dhe kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror. Në deklarimet që ka dhënë para oficerit të policisë, 17-vjeçari ka pohuar se ishte djali i vetëm i një familjeje të varfër në Pukë dhe donte patjetër që të shkonte në Britaninë e Madhe, të punonte atje për të ndihmuar familjen.
Madje, ka pohuar se e kishte provuar që të shkonte atje edhe në mënyra të tjera, por e kishin kthyer.
Duke mos pasur mundësi ekonomike për të udhëtuar me një biletë drejt BE, ai ka deklaruar se ka tentuar këtë mënyrë, edhe pse të vështirë, që të hipte në avion. E megjithatë, ky incident tregoi sërish sa sa e brishtë vijon të mbetet siguria e pistës së avionëve në Rinas, që u thye për herë të tretë brenda një viti./panorama
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Starton sonte Champions League, cilat jane sfidat (kalendari i ndeshjeve)
Artikull pasardhës: Te dashur kolege, kjo nuk eshte media!

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës… 10 February, 2026
  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.