“Nuk kam pse tërhiqem. Nëse Duka nuk ka më besim tek unë, atëherë jam i gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, tha dje Panuçi në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Është çështje parash, thjesht çështje parash. Italiani që ka luajtur me Realin, Milanin dhe Interin, e di mirë kur një skuadër të ndjek dhe kur ajo të braktis.
Prapaskenat Panuçi është praktikisht i ikur. Vendimi mund të merret që sot, por mund të shtyhet pas ndeshjes kundër Uellsit. Panuçi ka një kontratë afro 280 mijë euro në edicion, pra në dy vite. Deri tani ai ka marrë pothuajse gjysmën. Nëse përfundimi i kontratës për shkak të rezultateve katastrofike të drejtimit “Panuçi”, është i thjeshtë, ajo që mbetet për tu diskutuar është pjesa financiare e kontratës. Nëse Panuçi largohet tani, sipas gjasave duhet të paguhet për pjesën e mbetur të kontratës që do ti ndërpritet. Kjo pikë mund të negociohet në mes palëve ne tavolinë.
Së fundi, është edhe pjesa morale e bashkëpunimit Duka- Panuçi. Për të parin, largimi i Panuçit mund të ishte një frymëmarrje. Për të dytin, largimi nga detyra me shkarkim apo dorëheqje, do të ndikonte negativisht në ecurinë e karrieres si trajner. Një gjë është e sigurtë: Panuçi nuk ka çfarë ti japë kësaj Kombëtareje. Këtë e pohojnë me zë të lartë prej kohësh specialistët e futbollit.