Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

HETIMET/ Admir Murataj po përpiqej ti vinte zjarrin furgonit “Hetimi tatimor” kur u godit nga FNSH-ja…

ShkodraWeb 4 years ago

Admir Murataj, 47-vjeçari që humbi jetën pas grabitjes së 9 prillit në Rinas, është qëlluar në kohën kur po përpiqej t’i vinte zjarrin furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Burime nga grupi hetimor thanë se nga deklarimet që u janë marrë anëtarëve të grupit të gatshëm të FNSH-së që ndoqën makinën e grabitësve, është zbardhur momenti i përplasjes me uniformat blu dhe i egzekutimit të njërit prej grabitësve.

Sipas deklarimeve të tyre, pasi kanë ndjekur furgonin që kishte dalë nga pista e Rinasit bashkë me paratë e vjedhura, e kanë konstatuar të kthyer diagonal në rrugë, në mënyrë që t’i pengonte për të vazhduar ndjekjen. Në këtë kohë, njëri nga grabitësit, që më pas rezultoi të ishte Admir Murataj, e kishte spërkatur me benzinë dhe po tentonte t’i vinte flakën.

Në dorë mbante një shkop, në majë të të cilit kishte një objekt, në pamje të parë si sfungjer, që po tentonte ta ndizte dhe ta hidhte në drejtim të automjetit. Pikërisht ky, ka qenë momenti kur Policia ka qëlluar, duke i bërë edhe thirrje të dorëzohej. Por edhe nga ana e autorëve është qëlluar, me shumë mundësi në ajër, dhe në këtë formë, gjatë kundërpërgjigjes, ka mbetur i vrarë në vend, me një plumb në kokë Admir Murataj.

NDJEKJA NGA POLICIA

Furgoni i grabitësve është konstatuar nga grupi i gatshëm i FNSH kur ndodhej ende brenda në pistë, pasi kishte kryer grabitjen dhe po lëvizte drejt daljes veriore. Fillimisht është tentuar që Policia të futej në pistë, duke qenë se distanca e ndjekjes do ishte më e shkurtër dhe do fitonin kohë.

Por kjo situatë është shmangur duke qenë se është marrë parasysh rreziku që paraqisnin autorët e ngjarjes. Një përplasje e mundshme e forcave të FNSH me grabitësit e armatosur, me automatikë, granata, madje edhe eksploziv në pistën e avionëve, mund të rezultonte me pasoja edhe më të rënda.

Një ndërhyrje e tillë, mund të sillte reagim të papritur nga ana e grabitësve, që mund të shkaktonte terror te pasagjerët e avionit, i cili ishte gati për fluturim. Për këtë arsye, Policia ka preferuar “rrugën e gjatë” në vend të “rrugës së shkurtër”, që do ishte me pasoja të rënda.

SHKEMBIMI I ZJARRIT

Kur grabitësit kishin zbritur nga furgoni dhe po tentonin t’i vinin flakën për të zhdukur provat, kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia. Forcat FNSH janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit. Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë, në mënyrë që t’i rrethonte.

Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë. Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël.

Nga ana tjetër, ata i priste një tjetër furgon, me të cilin kanë arritur të largohen në drejtim të fshatit Dritas, ku janë fshehur në një prej tuneleve aty e më pas i kanë vënë flakën automjetit. Forcat e FNSH kanë parë nga kodra veprimet e tyre dhe kanë lajmëruar Policinë që t’i priste nga krahu tjetër. /Nga Etleva DELIA/

Continue Reading

LAJM PARA: DETAJE/ Kishte fshehur 3.5 kile kanabis në gomën rezervë, vihet në pranga në dalje nga Shqipëria shkodrani 39 vjeçar…(foto)
LAJM PAS: Përsëri një mjek, sërish në Spitalin e Lezhës- këtë herë “trimi” që godet “bluzat e bardha” është një 65- vjeçar…

TË FUNDIT

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…

4 hours ago
EMRAT – Publikohet lista e depozituar në KQZ, ja kush janë kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Shkodër…
  • Aktualitet

EMRAT – Publikohet lista e depozituar në KQZ, ja kush janë kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Shkodër…

11 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • EMRAT – Publikohet lista e depozituar në KQZ, ja kush janë kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Shkodër…
  • EMRAT – Publikohet lista e PS- së për kandidatët e Këshillit Bashkiak Shkodër, kryeson ish- sportisti kampion

TË FUNDIT

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

3 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.