Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Administrata, 12 % e punonjësve ngelin në testim ndërsa 78 vetë bien në rrjetën e dekriminalizimit

ShkodraWeb 7 April, 2018

Rreth 12 për qind e punonjësve të administratës publike nuk e kalojnë testin për përfitimin dhe përditësim e njohurive. Gjatë vitit 2017, janë testuar 905 punonjës, kryesisht të inspektorateve shtetërore, ku 106 nëpunës u vlerësuan “Jokënaqshëm”.

Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2017, raport i cili do të shqyrtohet dhe miratohet në ditët në vijim nga Parlamenti. Sipas raportit të siguruar,  nga 905 të testuar, vetë, 19 nëpunës u vlerësuan “Shumë mirë”. Sipas këtij trendi, 12 për qind e rreth 80 mijë punonjësve të administratës, nuk e kalojnë testin për njohuritë rreth detyrës së tyre.

“Në përfundim të kësaj procedure rezultoi se nga 905 nëpunës civilë të vlerësuar: 106 nëpunës u vlerësuan “Jokënaqshëm”. Këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një procedure trajnimi pranë ASPA-s dhe një testimi në përfundim të trajnimit, si dhe një periudhe vlerësimi tremujore; 387 nëpunës u vlerësuan “Kënaqshëm”. Këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një trajnimi brenda një viti pranë ASPA-s, për plotësimin e njohurive ku ata kanë paraqitur dobësi gjatë procedurës së vlerësimit; 393 nëpunës u vlerësuan “Mirë”; 19 nëpunës u vlerësuan “Shumë mirë””, thuhet në raport.

Punonjësit që janë vlerësuar “jokënaqshëm” konsiderohen jo të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Atyre do t’u jepet edhe një mundësi për t’u rikthyer në vendin e punës. Ata mund të detyruar të ndjekin trajnimin pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë.

Këta punonjës të vlerësuar “jokënaqshëm”, në procedurën e parë të vlerësimit, i nënshtrohen një periudhe vlerësimi 3-mujore, nga eprori direkt, si dhe procedurës së trajnimit për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, pranë ASPA-s. Në varësi të kategorive/grupeve, ASPA, në bashkëpunim dhe bazuar në rekomandimet e DAP-it, harton programet e trajnimit për nëpunësit e vlerësuar “jokënaqshëm” në përfundim të procedurës së testimit. Punonjësit që janë vlerësohen “jokënaqshëm” konsiderohen se nuk e kanë kaluar testimin.

Në përfundim të procedurave , bazuar në rezultatet e testimit të realizuar nga komisioni i vlerësimit dhe në rezultatet e vlerësimit 3-mujor, eprori direkt vendos përshtatshmërinë ose jopërshtatshmërinë e nëpunësit civil në pozicionin e punës.

Sipas raportit, gjatë vitit 2017 janë liruar gjithsej 460 nëpunës civilë, ku 191 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen, 108 kanë dalë në pension, 33 janë larguar nga administrata për shkelje të ndryshme, 11 janë larguar për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit si dhe 117 janë liruar për arsye të tjera. Sa i takon emërimeve, gjatë vitit 2017, u zhvilluan 242 procedura konkurrimi për 481 pozicione të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese.

Në grafikun më poshtë paraqitet ecuria e shpalljeve për çdo kategori, krahasimisht me vendet e planifikuara për t’u shpallur. Numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2017, është 8606, nga të cilët rezulton se 3535 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje. /shqiptarja.com/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ Çfarë ndodhi natën e kaluar- 6 të arrestuar, shoferi i dehur: Nuk kam frymë or burrë…
Artikull pasardhës: Lirimi i ish- bashkëshortes së “Mirit të Xhikes”, pse gjykata e la të lirë dhe nuk e ekstradoi në Itali…

TË FUNDIT

full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.