Sherr ne Keshilli Bashkiak Shkoder, kryebashkiakja debat me keshilltarin, nderpritet mbledhja

Një ngjarje e pazakontë ndodh në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Gjatë diskutimit të pikës 10 të rendit të ditës ‘për sistemet e pikëzimit për programet sociale të strehimit’ anëtari i Këshillit Bashkiak Mustaf Lici kërkoi që të marrë fjalën por kryetarja e bashkisë Voltana Ademi nuk e lejoi duke thënë se fjalën do e kishte Luigj Mila në emër të komisionit teknik per strehimin.
Në këtë moment kur këshilltari Lici nuk u lejua që të flasë ai u ngrit nga vendi dhe iu drejtua me zë të lartë kryetares së bashkisë duke i thënë se “të jesh e kujdesshme ne. Nuk mundesh të na ndalësh fjalën ne dhe as të mos na respektosh. A more vesh moj, as ti dhe as Zoti s’ja ndal fjalën Mustaf Licit. Nuk mund të bësh ti si të duash, a more vesh. Të kesh kujdes me mua”, i është drejtuar me zë të lartë këshilltari Lici kryetares së bashkisë. Kjo e fundit nuk ia ktheu dhe qëndroi pa folur.
Kur situata u tensionua kryetari i Këshillit Xhemal Bushati ndërpreu mbledhjen duke kërkuar 5 minuta pushim. Kryebashkiakja vazhdon të jetë në sallë ndërsa këshilltarët ndodhen jashtë sallës dhe pritet që pas 5 minutash mbledhja të rifillojë.

Video nga faqja ne facebook Realitetipost

Keshilli Bashkiak Shkodër/ Nxehen gjakrat mes Mustafa Licit dhe Voltana Ademit

Pubblicato da Realiteti Post su Sabato 30 settembre 2017