
Megjithate ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise Roland Luçi eshte shprehur kunder kesaj proteste, ose me mire te themi kerkesave te tyre. Ja çfare shkruan ai ne nje postim te bere ne profilin e tij pak minuta me pare:
“Vazhdon protesta e futbollisteve profesioniste dhe bojkoti i kampionatit. Kerkohet qe rrogat e tyre te mos i nenshtrohen sistemit fiskal.
Edhe te ashtuquajturit “presidente” te Klubeve Sportive protestojne qe t’u falen borxhet, kamatvonesat dhe te mos derdhin asnje lek ne sistemin fiskal per te punesuarit e tyre, perndryshe do te vazhdojne si deri tani pa ju hyre ferre ne kembe biznesin futbollistik ne informalitet, “ne te zeze”.
Mesohet se keto protesta jane mbeshtetur fuqishem nga punonjesit e fasonerive, ata te ndertimit, shitesit, shoferet, mesuesit, te papunet dhe gjithe shtresat e tjera te ngjashme te privilegjuara te shoqerise”.