“A thashë në telefon, pse nuk e denoncove”, demokratja akuzon Agron Shehaj: Më është falsifikuar firma te formulari i Berishës

Agron Shehaj, deputeti i PD-së shkoi në zyrën e Edi Palokës dhe hapi kasafortën duke verifikuar firmat për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të Sali Berishës. Shehaj tha se kishte verifikuar firmat dhe 98% e tyre me të cilët foli ne telefon kishin konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Mirëpo, një prej demokrateve ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë. Ajo i shkruan se kur Shehaj e mori në telefon, i tha se i kishin falsifikuar firmën, por Shehaj tha asgjë për këtë.

“Pse nuk shkruani që janë falsifikuar firmat? Unë nuk kam firmosur dhe rezultoj që kam firmosur. Ihsit ju që më morët dhe çfarë ju thashë? Pse nuk denonconi Z.Agron. Ç’është ky qëndrim dualist? Vallë e do PD-në më shumë se unë? Zhgënjim total për ju dhe për atë që përfaqësoni ju?”, shkruan ajo.

Dje Shehaj, tha se arriti të verifikojë të gjitha firmat e mbledhura në njësitë që ai mbulon në kryeqytet, por kjo nga demokratët u tha se ishte vetëm një show i tij personal.


Open

Close