Ne mes datave 20 dhe 22 tetor, forca speciale te Policise dhe RENEA kane krehur zonen e Vermoshit ne Malesi te Madhe, ne skajin verior te vendit. Aksioni ka qene super- sekret, madje nuk eshte vene ne dijeni as Policia e Shkodres dhe ajo e Malesise se Madhe. Vetem nje numer i vogel oficeresh qe i kane shoqeruar drejt Vermoshit, jane njoftuar ne minutat e fundit. Behet fjale per oficere te cilet kane dhene prova te perballjes me krimin, pa dekonspiruar aksionet ne te shkuaren. Zyrtarisht, trupat e ardhura nga Tirana, kane bere nje “krehje” rutine ne kerkim te kanabisit. Por ShkodraWeb ka mundur te siguroje informacion nje burim qe ka shoqeruar grupin. Personi ne fjale nuk jep shume detaje. Madje, per arsye sigurie, nuk jep as daten e sakte se kur eshte “krehur” zona. Mjaftohet duke thene se aksioni eshte zhvilluar naten, duke u perpjekur te mos bien ne sy as te banoreve te zones. Burimi qe flet me rezerva per ShkodraWeb e pranon se eshte kerkuar per “Lolo”-n, vellain e vogel te Habilajve- Florianin. Ka patur informacione se ai, sapo ka shperthyer ceshtja e arrestimit te vellait te tij Moisi ne Itali, pasuar edhe nga ceshtja “Tahiri”, ai ka kerkuar nje vend te sigurte. I mbrojtur nga nje politikan i njohur dhe me peshe ne zonen e Malesise se Madhe, ai eshte drejtuar nga skaji me verior i vendit. Besohej se ai ishte strehuar ne nje vend te izoluar, larg vemendjes se njerezve. Gjurmimi i tij ka qene i pamundur gjate aksionit dhe besohet se me lidhjet qe ka, ai e ka patur te lehte te kaloje perkohesisht apo edhe perfundimisht ne Malin e Zi. Burimi qe foli per ShkodraWeb eshte mjaftuar duke thene se gjate “krehjes” se zones, pervec lodhjes ka patur rrezik edhe per te rene ne humnera. Pas disa oreve, grupi special i Policise dhe RENEA-s ka marre rrugen e kthimit drejt Tiranes. Sot e kesaj dite mbetet mister nese me i vogli i Habilajve ka qene vertete ne Vermosh te Malesise se Madhe apo kemi te bejme me nje depistim te qellimshem. Vlen te sillet ne vemendje se vetem pak ore me pare, me 19 tetor 2017 ne darke u njoftua per nje lokalizim te “Lolo”-s ne Vlore, ku u arrestua “fiancieri” i grupit Nezer Seiti. ©ShkodraWeb
(Foto qe shoqeron tekstin eshte ilustruese)