Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Analizë

A po e sulmojnë Senida Mesin nga brenda “familjes” për ta mbajtur larg nga Shkodra…!?

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Shënim i ShkodraWeb

Në takimin e zhvilluar sot në Velipojë për projektin e mbrojtjes së deltës së lumit Buna, ishte parashikuar të ishte e pranishme edhe Senida Mesi, zëvendëskryeministrja e vendit. Takimi që sot u zhvillua në bregdet, në fakt ishte menduar të zhvillohej në mesjave në mes të Shkodrës. Por në minutat e fundit ndryshoi agjenda me justifikimin publik se “të enjteve politikanët janë në Kuvend”. Takimi në fakt u zhvillua edhe pa praninë e Klosit e po atë ditë u tha së të shtunën, pra sot, do të ishin në Velipojë ministrat Klosi e Bushati si dhe Senida Mesi.

Sot kjo e fundit nuk u pa në Velipojë. Realisht, nga emërimi në këtë post të lartë, daljet publike të Mesit janë pakësuar ndjeshëm. Edhe po ti hedhësh një sy faqes së saj në FB ku stafi i publikon foto nga aktivitetet, Shkodra shihet shumë rradhë. Postimi i fundit i takon datës 30 dhjetor 2018, ku shfaqet në një festë me mbështetës socialistë në ZAZ 3 të Shkodrës që e konsideron si zonën e saj elektorale. Në këtë takim ajo shihet e vetme, pa asnjë deputet tjetër dhe madje as me liderë lokalë të PS-së në krah. Nga ajo ditë, Mesi njoftonte me një tjetër postim ne FB se me 20 janar “Shihemi n’Shkodër, sepse Shkodra asht dashni!“, duke shpërndarë një video për pyllëzimin e Taraboshit. Ndërsa sot u njoftua se do të ishte në Velipojë bashkë me dy ministrat Klosi e Bushati por faktiisht shfaqet në një takim me rastin e 95-Vjetori i Ditës së Shërbimit Pyjor.

Ata që ndjekin portalet informative dhe disa faqe në FB, vënë re se numri 2 i qeverisë po sulmohet. Nuk ka dyshime se sulmet i vijnë nga brenda “familjes”. Tanimë është thuajse zyrtare se “uniteti” i fushatës elektorale të 25 qershorit në mes 4 kandidatëve të parë- sot deputetë, nuk ekziston më. Dalja e fundit, e detyruar ishte ajo gjatë mbledhjes së qeverisë në Velipojë. Është e qartë se kemi të bëjmë me çështje protagonizmi politik në “familje”, por tashmë edhe brenda vetë rradhëve të PS-së po flitet me zë të lartë për ftohje të marrëdhënieve. Ka një “përballje të ftohtë” në mes Bushatit e Mesit e cila u evidentua që me rastin e Krishtlindeve në Shkodër e në vijim.

Në “lojë” është influenca brenda PS-së, por edhe emërimet e mundshme ku secili kërkon një pjesë sa më të mirë të “tortës”. Në prapaskenë duket se ka edhe një individ tjetër, i cili pavarësisht se i dha “një dorë” për të hyrë në politikë Mesit, duket se vuan nga “xhelozia politike” ose është pozicionuar për interesa individuale me Bushatin nën sloganin “armiku i armikut tim është miku im”. Ky individ, i cili në fakt nuk ka nevojë të identifikohet më shumë, ka jo pak peshë edhe mediatike- sociale e “bataretë” ndaj Mesit duket se kanë atë zanafillë.  Fizikisht në qeveri por edhe virtualisht në parti, Mesi dhe Bushati kanë në mes kryeministrin Edi Rama. Cili është qëndrimi i tij për këtë kontradiktë, nuk është akoma e qartë. Por deri atëherë me vetëzgjedhje apo me imponim, Senida Mesi po mbahet larg Shkodrës…

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Andi Bushati: Pse protesta e opozitës ishte një “déjà vu” e trishtueshme
LAJM PAS: Protesta e opozitës dhe heshtja e kryeministrit

TË FUNDIT

NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?
  • Analizë

NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?

5 hours ago
“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…
  • Analizë

“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…

1 week ago
OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare
  • Analizë

OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • “Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • “Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • “Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

TË FUNDIT

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…
  • Kryesore

BBVIP – “Nuk na e ka fajin Dea Mishel…”, reagon edhe Sonila Meço: Ajo ka zgjedhur të qëndrojë injorante…

48 mins ago
“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

2 hours ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

3 hours ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.