
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka folur në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.
I pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse ka një këshillë për t’ia thënë kryeministrit, Bamir Topi tha se nuk do harxhonte asnjë minuta por se i ka dhënë gjithë respektin në kohën kur ishte president. Gjithsesi ai u shpreh se nuk e ka pasur asnjëherë mik.
“Nuk do të harxhoja asnjë minutë për të konsultuar Ramën. Edi Rama ka pasur mundësi komunikimi. Rama ka qenë personi më i investuar për të mos u zgjedhur unë president. Por kur shkova atje i kam dhënë Edi Ramës jo si Edi Rama por si kryetar i opozitës të gjithë respektin. Për këtë u akuzova se mbështeta Ramën. Jo Bamir Topi nuk i ka dhënë mbështetje personale. Se kam pasur asnjëherë mik, por bashkudhëtar”, u shpreh ish-presidenti Topi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!