Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

A ju mbron Edi Rama? Tahiri: As më mbron dhe as dua njeri të më mbrojë, s’ kam mesazh të koduar!

ShkodraWeb 19 April, 2018
tahiriKuvend19prill2018

Saimir Tahiri u rikthye në Kuvend sot pas një mungese të gjatë, duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike por edhe politike. Ai u ndoq fillimisht nga gazetarët në hyrje të Kuvendit, ku u shfaq rreth orës 10 të mëngjesit. Tahiri u mundua t’u shmangej pyetjeve. Brenda në sallë ai u prit me mall nga disa kolegë, ndër të cilëve spikaste ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që e përqafoi. Tahiri pati një përplasje me Sali Berishën, i cili teksa dilte nga salla pas vendimit të opozitës për ta braktisur parlamentin, iu afrua deputetit të pavarur dhe nisi ta filmonte. Pasi doli jashtë, ish-deputeti socialist u ndal përpara gazetarëve.

Gazetari: A do të vazhdoni të vini rregullisht nga ky moment e tutje në Kuvend?

Tahiri: Kur të kem diçka për të thënë, sigurisht, do vij

Ish-ministri i Brendshëm kujtoi një episod të ndodhur sot në sallë, ku ish-kryeministri Sali Berisha që kërkoi largimin e tij, nisi ta filmonte. “Për mua është një ditë e lumtur që më filmoi Saliu, kam motiv ta mirëkuptoj, njeriun që fshiu filmimet në 21 janar, fshiu filmimet e kryeministrisë, sot të më filmojë mua.”, tha Tahiri.

Gazetari: Thuhet se po ju mbron Edi Rama, a është e vërtetë?

Tahiri: As më mbron njeri dhe as dua njëri t’më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë kush mund t’më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi.

Tahiri: Nuk besoj se do të ketë bir nëne dhe bir ku*ve që do të më pengojë që të bëj drejtësi.

Rreth 1 orë pas këtij qëndrimi Saimir Tahiri bëri një sqarim në Facebook, ku akuzoi Sali Berishën dhe mohoi që të ketë përdorur sot ndonjë mesazh të koduar: “Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.

Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!”, shkruan Tahiri në Facebook.

Ish-deputeti socialist, i cili tashmë është i pavarur, pasi PS-ja e hoqi nga grupi i saj, për shkak të hetimit që ka nisur Prokuroria ndaj tij, për përfshirjen e mundshme në trafikun e drogës me bandën e Habilajve, kishte një kohë të gjatë që nuk fliste në publik.

Tahiri rrezikonte të mos humbiste mandatin, në rast se vijonte të mungonte, duke iu afruar afatit maksimal të lejueshëm prej gjashtë muajsh mungesë.

Një ditë më parë, Edi Rama, në praninë e Federica Mogherinit, deklaroi se qeveria është e gatshme të japë autorizimin për arrestimin e tij, në rast se prokuroria do të jepte qoftë një provë të vetme ndaj Tahirit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Deputeti drejt largimit nga partia? Vjen reagimi i LSI-së: Lajm i mirë nëse…
Artikull pasardhës: FOTO/ Deputeti i opozitës që e takoi me shumë përzemërsi Saimir Tahirin sot në Kuvend

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.