Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

A është Adriatik Llalla “peshku i madh” ndoshta jo i janarit por i prillit…?!

ShkodraWeb 16 February, 2018
luPeshkuMadh

Nga Blerti DELIJA

Si asnjëherë më parë në këto 28 vite, Shtetet e Bashkuara duket se kanë ndërmarrë një shenjestrim të hapur të një individi. Më saktë, një farësoj linçimi publik që e ka zanafillën në Ambasadën Amerikane në Tiranë për të vijuar në Departamentin Amerikan të Shtetit- DASH e për të marrë jehonë përmes VoA- Zërit të Amerikës.

Pavarësisht se ishte miratuar prej 10 vitesh, për herë të parë një ligj amerikan godet të parin një shtetas shqiptar. Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka firmosu një urdhër që i pengon ish- prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla hyrjen në SHBA. Nisma duket ka patur nxitje nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili ja ka dalë të bindë shefin e tij në Uashington. Jo vetëm kaq. VoA, që në të gjithë botën konsiderohet “zëri i DASH”, ka shkuar edhe më tej.

Pasi është njoftuar masa e Tillerson kundër Llallës, VoA ka pyetur prokurorinë shqiptare: a keni ndërmend ta hetoni (arrestoni) Lallën pas vendimit të SHBA? Edhe ky një qëndrim i pazakontë, ndoshta unikal i një redaksie mediatike, pavarësisht se financohet nga DASH. Përgjigja, e cila sic e thotë edhe vetë VoA ishte “përgjigje pa përgjigje” ishte: “Prokuroria e Përgjithshme e Republikës i jep përparësi integritetit moral dhe professional të zyrtarëve.

Insitucioni i jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorëve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet dhe mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e shtetit të së drejtës.”. Përgjigja ka ardhur ditën, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organ i procesit të Vettingut, ka shpallur ndalimin e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën pas tërheqjes së tij nga e drejta për t’u zgjedhur gjyqtar në Apel. Edhe kjo, besojmë jo thjesht një rastësi.

Nga ana tjetër, Llalla po sillet tamam si shqiptar. Nuk po “e vë ujin në zjarr” që të afrohet me Lu-në. Madje, në një gazetë amerikane e sulmon hapur. Ai e akuzon diplomatin amerikan se e ka sharë, atë, familjen e tij. Gjyqtarët dhe vetë Llallën i ka trajtuar si kriminelë. Lu ka denigruar publikisht trupën e gjyqtarëve e prokurorëve dhe personalisht ish- prokurorin e përgjithshëm. Llalla hap sulmin e tij publik me fjalët “Lu keqinformoi DASH-in”.

Nuk është e vështirë të kuptohet se tashmë Llalla është në pozicionin më të vështirë të cdo paraardhësi të tij. Në Shqipëri mbrojtja politike ka forcën zero. Nga ana tjetër, duket se ka zgjuar “shqiponjën amerikane” e cila në këto kohë po kërkon me ngulm “peshkun e madh” që nuk e kapi dot në janar. A është Adriatik Llalla ky “peshk i madh”, në mos i janarit, i muajit prill? Ose siç thonë italianët “pesce d’ aprile”. Për ata që mbase nuk e kujtojnë, lidhet me 1 prillin- kuptimin e të cilës ne shqiptarët e dimë mirë.

Post navigation

Previous: Teatri si interes publik apo si interesim i publikut?
Next: E PADËGJUAR/ Avioni bën ulje emergjence, një pasagjer…nuk mbante dot gazrat e stomakut (video)

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.