DASH- Departamenti i Shtetit i SHBA-së publikoi një tjetër raport me nota kritika për qeverisjen në Shqipëri. Ditën e djeshme (e enjte) u publikua raporti për Klimën e Investimeve në Botë. Sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes. Ndërkohë që sipas DASH, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan dhe Europë. Lidhur me këtë vjen edhe reagimi i analistit që jeton në SHBA, Ilir Demalia. “A doni më për Rilindjen e Skënderbeut dhe Mamicës?!
Demalia nënvizon në reagimin e tij: “State Department report për 2019 e perkufizon Shqipërinë si vendin më të korroptuar në Europë, si qeveri dhe sistem gjyqësor i kapur dhe në bashkëpunim më k.rimin e organizuar, t.rafiqet e d.roges, p.rostitucionit dhe pastrimit të parasë së k.rimit”.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot një raport për klimën e investimeve në Shqipëri. Sipas raportit, Shqipëria po bëhet gjithmonë e më e vështirë për investitorët e huaj që të vijnë në vendin tonë. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.
Sa i përket korrupsionit indeksi i Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 renditi Shqipërinë 99 të 180 vendeve, një rënie prej tetë vende nga viti 2017. Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.
Në raport nuk lihet pa përmendur as PPP, të cilat konsiderohen si të rrezikshme nga raporti i DASH për shkak të analizës ës dobët kosto-përfitim dhe mungesës ës ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave.