Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

A do të ndjekë Shqipëria shembullin e Kosovës për “terroristët” gylenistë…!?

ShkodraWeb 31 March, 2018
erdoganRamaGylen

Nga Blerti DELIJA

6 shtetas turq janë zhdukur pa lënë gjurmë në Kosovë. Janë identifikuar si përkrahës të “FETO”- Fetullah Gylen, një nga njerëzit më të afërt të Rexhep Taip Erdogan dikur- sot armiku numër një i presidentit të Turqisë. Me gjuhën e të vertetës, ata janë rrëmbyer nga struktura të agjensive ligjzbatuese kosovare dhe tashmë nuk janë brenda territorit të Kosovës. Kjo e konfirmuar nga EULEX dhe nga Policia e Kosovës.

Rrëmbimi dhe deportimi i 6 shtetasve turq drejt Turqisë, ka sjellë një termet të mirëfilltë në Kosovë. Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar ministrin e tij të brendshëm dhe pak më pas edhe shefi n e Shërbimeve Inteligjente. Në shkresën zyrtare të publikuar nga mediat, Haradinaj e ka thënë qartë se nuk ka qënë në dijeni të aksionit të deportimit të 6 qytetarëve turq.

Kryeministri Haradinaj duket se “u pre në besë” nga dy zyrtarë të lartë, të ardhur nga partitë aleate në bashkëqeverisje. Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj është pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit, shqiptaro- zvicerian i panjohur deri në emmërimin e tij me 10 shtator 2017. Shefi i AKI Driton Gashi është një emërim i përbashkët i ish- kryeministrit Mustafa dhe presidentit Thaçi.

“Krimi” i 6 qytetarëve turq të deportuar është se ishin pjesë e rrjetit të shkollave “gyleniste” të përhapura në shumë vende, madje edhe në SHBA. Këto institucione arsimore kanë aktivitet edhe në Shqipëri. Madje, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në një intervistë për mediat ka dhënë alarmin se institucionet arsimore “gyleniste” kanë shtënë në dorë arsimin në Shqipëri dhe do të krijëjnë kaos. Kjo deklaratë erdhi thuasje neë të njëjtën kohë me arrestim- deportimin e 6 shtetasve turq në Kosovë.

Shqipëria njihet si një nga shtetet me më shumë influencë turke. Kjo për shkak të lidhjeve të hershme tradicionale por edhe të investimeve në rritje në vend. Këtë fakt e vertetojnë vizitat e shpeshta të ndërsjellta të krerëve më të lartë të shteteve por edhe veprat e mëdha që i janë besuar bizneseve turke. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama pati një vizitë në Turqi dhe takim me “sulltanin” Erdogan. Nuk është e qartë nëse është diskutuar edhe tema e “FETO” në Shqipëri, por ajo që dihet është e Erdogan e ka prioritet luftën ndaj ish- mikut të tij, sidomos që nga “grushti i shtetit” i 15 korrikut.

Pyetja që shtrohet tani është e thjeshtë: A do të ndërmarrë Shqipëria të njëjtat veprime si Kosova, gjithmonë nën trysninë e Turqisë? Konfigurimi aktual i qeverisjes në Shqipëri është i tillë që, kryeministri Edi Rama ka emëruar personalisht krerët e institucioneve ligjzbatuese në vend. Do të thotë, se vetëm vullneti i tij mund të sjellë ngjarje si ajo e Kosovës. Por në fakt, ndryshe nga Kosova, Shqipëria ka edhe një pengesë tjetër. Sot marrëdhëniet e Turqisë me BE nuk jan më të mirat e mundshme. Edhe ditët e fundit treguan Shqipëria ka dëshirë të rreshtohet në një linjë me BE-në, siç ishte rasti i largimit të “spiunëve” diplomat rusë. Nga ana tjetër, vetëm ditët e fundit kanë dalë në skenë projekte shumë të rëndësishme turke, madje edhe aeroporte, të sponsorizuara fort politikisht edhe nga kryeministri Rama. Në skenë është edhe dëshira për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, si pjesë e paketës së demarkacionit detar në mes dy vendeve, ndërsa helenët po përjetojnë një raport të vështirë me Turqinë.

Çfarë mund të bëjë në këto kushte Edi Rama? Në Tiranë SHBA vijon të ketë një rol shumë të rëndësishëm përmes ambasadorëve. Ndikimi amerikan edhe direkt mbi kryeministrinë, është shumë i lartë. Nga ana tjetër, Fetullah Gylen vazhdon të jetojë i qetë dhe madje i mbrojtur në SHBA. Këto të fundit kanë refuzuar më shumë se njëherë kërkesat për deportim të Gylen drejt Turqisë. Në pamje të parë duket se kryeministri Edi Rama e ka të përcaktuar qartë linjën e tij ë veprimit, edhe pse duhet pranuar se loja e numrit një të qeverisë po luhet në “tehun e thikës”. ©ShkodraWeb

Post navigation

Previous: DEPORTIMI I GYLENISTËVE/ Policia e Kosovës konfirmon se shtetasit turq nuk janë në Kosovë
Next: NDRYSHIMI I STATUTIT/ Propozimi surprizë: Votëbesim Bashës nga krerët e rinj të degëve të PD…?!

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.