“A do të kandidojë për kryetare të PD- së?”, ish- kryetarja e Kuvendit i jep fund hamendësimeve…

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur e bindur që kreu i PD, Lulzim Basha do të shkarkohet nga Kuvendi Kombëtar i PD.

E ftuar në emisionin “Dekalog” , Topalli tha se kjo është një gjë e sigurtë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Ndërkohë Topalli hodhi poshtë zërat se do të kandidojë për kryetare e PD.

“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do të jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të jem aty. Por jo kryetare”, tha Topalli.

E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha dhe kryesia nuk e njeh Kuvendin e PD, Topalli tha se “Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.”.

Më tej, Topalli theksoi se kur vendos Kuvendi, nuk pyet më kush për Bashën.

“E kapin hopa dhe e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.”-tha Topalli

Open

Close