”A do të kandidohen ish- ministrat Bushati, Xhafaj e Lleshaj”, ja si pergjigjet kryeministri Rama…

Në konferencën e sotme për mediat kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, nëse do të ketë përkrah në zgjedhjet e 25 prillit ish-ministrat Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, apo Sandër Lleshaj.

Kreu i qeverisë ngarkoi me përgjegjësi drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, të cilët sipas tij do të propozojnë skuadrën që më pas do miratohet nga Kryesia e PS.


“Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja! Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të behet seleksionimi.

Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe pastaj këtë gjë do ta miratojë Kryesia e Partisë Socialiste.

Unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel