Shqiptarët dhe veçanërisht shkodranët, janë komuniteti që ndoshta janë më të integruarit të jetën sociale, ekonomike por edhe politike në Itali. Janë me qindra rastet, kur bashkëqatetarët tanë, jo vetëm kanë qenë pjesë e garave në vilen lokal (komune), por edhe ia kanë dalë. Rati më i fundit, në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në shtator, është ai i bashkëqytetarit tonë Telat (Lato) Puka. Ai është paraqitur para bashkëqytetarëve të tij në Komunën Caldonazzo, me besimin se do të marrë votat e nevojshme për të qenë pjesë e Këshillit Komunal atje.
Lajmi është dhënë nga Gëzim Puka, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, vëllai i Telat Pukës. Me një postim në faqen e tij në Facebook, ai shpreh edhe krenarinë e ligjshme për arritjet e vëllait të tij në vendin fqinj, Itali. Pedagogu Puka shkruan:
“Vellai im Telat Puka kandidat per zgjedhje ne komunen e Caldonazzo, Trento, Itali. Nje emigrant qe ka ndertuar jeten me djersen e ballit. Suksese vella…”.
Telat Puka është i ditëlindjes 1966 dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës. Prej shumë vitesh jeton e punën në shtetin fqinj, ndërsa tani kërkon të japë një kontribut edhe për komunitetin ku jeton. Shpresojmë dhe urojmë që bashkëqytetari ynë të marrë votat e nevojshme për tu përfaqësuar në Këshillin Komunal të Caldonazzo-s,duke qenë kështu një përfaqësues edhe interesave të komunitetit shqiptar. /ShkodraWeb Media/