NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

9 muaj pas vdekjes së saj, aktori i njohur shqiptar mallëngjehet nga lajmi për të bijën

Aktori i njohur nga Kosova ka marrë një lajm mallëngjyes për të bijën e tij të ndjerë. Në emailin e mbërritur, Çun Lajçi ka mësuar se e bija e tij rezulton të jetë fituese dhe se ishte përzgjedhur për të qenë fituese e “Green Card”, një nga ëndrrat e shumë të rinjve për të jetuar e punuar në Amerikë.

Bubulina Krasniqi, e bija e aktorit kishte aplikuar, por ndërroi jetë pa marrë përgjigjen e aplikimit të saj. Ky lajm e ka mallëngjyer vërtet Lajçin, i cili i ka dedikuar disa vargje prekëse në profilin e tij personal në Fcaebook.


Në dedikimin për të bijën, pasi ka mësuar përzgjedhjen e saj si fituese, aktori tregon se si ajo i kërkoi e-mailin e tij, pasi i saji ishte hakuar.

E bija e aktorit, u gjet e vdekur në nëntor të 2017-ës në lagjen “Dardania” në Prishtinë. 34-vjeçarja dyshohet se u nda nga jeta nga mbidoza./shqiptarja/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!