Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Një e moshuar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesësë ku jetonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Lajmi është dhënë nga policia e Shkodrës e cila nuk jep shumë detaje. “Më datë 11.01.2018, në lagjen Vasil Shanto, shtetasja F.D, vjeç 86 ka rënë nga ballkoni i banesës, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.”, përfundon njoftimi zyrtar i Policisë së Shkodrës.