NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

8 mars i zi për nënën e pesë fëmijëve, i jep fund jetës në mënyrën më të tmerrshme…

Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.


Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu,viktima,64-vjeçarja Hava Shehu jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijimin.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!