Skip to content
9 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Superkupa e Europes, Shkupi kryeqender e futbollit boteror

ShkodraWeb 8 August, 2017
superkupa eu
Shkupi sot do të jetë në fokusin e vëmendjes jo vetëm të opinionit evropian por edhe të atij botëror. Kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë e ka privilegjin që të presë dy prej tre klubeve botërore më të pasura dhe më të njohura botërore, Real Madrid dhe Manchester United, të cilët do të luftojnë për trofeun e Superkupës së Evropës.
Dy ekipet mbërritën dje në aeroportin “Aleksandri i Madh” prej ku, nën masa rigoroze të sigurisë, janë transferuar në hotelet në të cilat qëndrojnë, Real Madridi në “Aleksandar Pallas”, ndërsa Manchester United në “TCC Grand plaza”. Fansat e Maqedonisë i pritën me ovacione dhe brohoritje. Autoritetet maqedonase, kanë deklaruar se rreth 2000 forca policore do të jenë në detyrë, ndërsa zhvillohet ndeshja në stadiumin Filipi i Dytë, në kryeqytetin e Maqedonisë.
Edhe krahas paralajmërimeve të mediave spanjolle se në Shkup nuk do të vijë Kristiano Ronaldo, ai është pjesë e “ekipit mbretëror”. Ronaldo filloi me trajnimin para tre ditësh, por nuk dëshiron ta humbë ndeshjen e sontme kundër ish-ekipit të tij. Se është i gatshëm e konfirmoi edhe trajneri i Realit, Zinedin Zidan, i cili ka treguar mundësinë që Christiano Ronaldo të jetë pjesë e ndeshjes.
Në “zonën neutrale të fansave” e cila është e hapur nga ora 11:00 deri në orën 19:00, adhuruesit e futbollit do të mund të argëtohen me përmbajtje të shumta, ndërsa është parashikuar edhe program i pasur muzikor i dixhejve dhe këngëtarëve të njohur nga Maqedonia.
Vëmendjen më të madhe pritet ta tërheqin tre trofetë e UEFA-s, (e Ligës së kampionëve, Ligës së Evropës dhe Super kupës), pasi është mundësia që vizitorët të fotografohen pranë tyre.
Në stadium janë vendosur vetëm flamuj të finalistëve dhe të Spanjës dhe Anglisë. Nuk do të lejohen flamujt që bartin mesazhin me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike, përfaqësojnë qëndrimin e dikujt ose kanë mesazhe ofenduese ose diskriminuese. Do të merren edhe flamujt të cilët u pengojnë pamjen shikuesve të tjerë dhe kamerave televizive.
Dueli midis fituesve aktual në Ligën e kampionëve Real Madrid dhe Mançester Junajted si fitues i Ligës së Evropës, do të fillojë në orën 20:45, ndërsa nga FFM-ja apelojnë që të gjithë ata të cilët do ta ndjekin ndeshjen në Arenën “Filipi i Dytë”, duhet të jenë më herët në stadium. /BALKANWEB.COM/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: 2 ish- drejtore dhe specialiste te Hipotekes Lezhe kallezohen ne prokurori nga KLSH (emrat)
Artikull pasardhës: Dy te mitur 10 dhe 12 vjec nuk kthehen ne shtepi, nena e tyre jep alarmin ne polici

TË FUNDIT

engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
hysa masters 2026

VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
edi martini vlorë 2026

VIDEO – Flamurtari “macja e zezë”, mund Vllazninë sërish, shkodranët luajnë për rreth një orë me 10 lojtarë

ShkodraWeb 8 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.