Skip to content
14 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • HiTech

7 vende në Tokë që besohet se janë krijuar nga alienët

ShkodraWeb 6 April, 2018
stoneHedge

Planeti Tokë është shtëpi për shumë vende të mrekullueshme, vende që duket sikur sfidojnë aftësitë teknologjike të kohës, sepse ose janë shumë të mëdha, ose shumë të rënda ose shumë komplekse. Kjo është edhe arsyeja se përse disa besojnë se ndërtues të lashtë si ata që krijuan piramidat e Egjiptit, ndiqnin një manual jashtëtokësorë. Ndoshta, sipas tyre, duart që ndërtuan këto objekte nuk ishin nga kjo botë.

Megjithatë, sado intriguese si ide, deri më tani nuk ka prova që sugjerojnë se alienët kanë vizituar planetin tonë.

Por kjo nuk do të thotë se këto vende nuk janë interesante e enigmatike në të njëjtën kohë. National Geographic sjell 7 prej tyre, që datojnë më mijëra vite më parë

Sacsayhuamán – Kjo kala 1 mijë vjeçare ndodhet jashtë kryeqytetit të vjetër Inca të Cusco, në Andet peruviane. E ndërtuar me gurë të mëdhenj ajo duket si një pazël gjigante. Disa besojnë se Sacsayhuamán mund të jetë ndërtuar nga një civilizim i lashtë që u ndihmua nga jashtëtokësorët

Linjat Nasca – Në një pllajë të lartë dhe të thatë rreth 200 milje në juglindje të Limës, më shumë se 800 linja grafike të drejta janë të vizatuara në shkretëtirën peruviane. Ato formojnë rreth 300 forma gjeometrike dhe figurat e 70 kafshëve, përfshirë një merimangë e majmun. Gjithçka mund të dallohet fare qartë nga qielli dhe këto vizatime në Nasca besohet se janë mbi 2 mijë vjeçare. Për shkak të saktësisë sesi janë ndërtuar dhe hapësirës që zënë, shumë besojnë se ato kanë ardhur nga dora e alienëve

Piramidat e Egjiptit – Jashtë Kajros, në Gizë, piramidat e famshme të Egjiptit shfaqen në mes të shkretëtirës. Të ndërtuara më shumë se 4500 vite më parë, ato ishin varret monumentale të mbretëreshave dhe faraonëve të lashtë. Por si i ndërtuan egjiptianët këto piramida, një gur i së cilës peshon të paktën 2 ton? Misteri ende nuk është zgjidhur, ndërsa figurat astrologjike të tyre për shumë janë shkak për të besuar se u ndërtuan nga alienët.

Stonehenge – Një rreth i madh gurësh, disa prej të cilëve peshojnë deri në 50 ton ndodhen në Salisbury të Anglisë. I njohur si Stonehenge, ky monument frymëzoi autorin zvicerian Erich von Daniken që të sugjeronte se ishte një model i sistemit diellor që funksiononte gjithashtu si një udhërrëfyes për zbritjen e alienëve, në fund të fundit si përfunduan ndryshe këto gurë masivë në këtë vend? Deri më tani askush nuk e di ekzaktësisht kuptimin e Stonehenge, megjithatë shkencëtarët kanë arritur të provojnë që është e mundur të ndërtosh një objekt të tillë duke përdorur teknologjinë, që supozohet të jetë rreth 5 mijë vjet e lashtë

Teotihuacán – Teotihuacán, që do të thotë “Qyteti i Zotërave” është një qytet i lashtë në Meksikë, i njohur për tempujt piramidë e shenjat astrologjike. I ndërtuar mbi 2 mijë vite më parë, mosha, madhësia dhe kompleksiteti i Teotihuacán, ndonëse shumë duan të besojnë se është aliene, është krijuar nga dora e njeriut. Ky qytet mund të mbajë në të mbi 100 mijë persona dhe shkencëtarët prej shekujsh besojnë se mund të jetë ndërtuar nga një miks kulturash si majat e zapotekët.

Ishulli i Pashkëve – Enigma që rrethon moia, figurat e mëdha prej guri në Ishullin e Pashkëve në Kili vijon të ngjallë teori nga më të ndryshmet. Si ia dolën Rapa Nui të krijojnë këto figura më shumë se 1 mijë vite më parë dhe si përfunduan në këtë vend? Të gdhendura nga guri, 900 figurat njerëzore peshojnë rreth 14 ton

Fytyra në Mars –  Një ditë njerëzit do të kenë mundësinë që të vizitojnë Marsin, e me këtë rast të shohin nga afër edhe këtë fytyrë. E zbuluar për herë të parë nga sonda Viking 1 në 1976 –ën, ajo është rreth 3 kilometra e gjatë dhe ndodhet në rajonin e quajtur Cydonia. Në 2001, Nasa e analizoi këtë fytyrë duke përdorur një kamera me rezolucion të lartë dhe dalloi se në fakt nuk kemi të bëjmë me fytyrë, por një tjetër masë toke, të zakonshme në sipërfaqen e planetit të kuq

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj, e premte 6 prill 2018
Artikull pas: Elementi kimik që na jep “superfuqi” gjendet me tepricë në planetin Tokë

TË FUNDIT

b21 raider avion 2025
  • Aktualitet

FOTO – Avionët B-21 Raider, lufta dhe jeta e pilotëve ndryshon me gjeneratën e re të bombarduesve amerikanë

ShkodraWeb 27 June, 2025
posta mesazhe mashtruese 2025
  • HiTech

“Kujdes! Mesazhet në emër të Posta Shqiptare janë mashtrim”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron

ShkodraWeb 8 June, 2025
nbc talk
  • HiTech

RISIA – NBC Talk, liria për të komunikuar dhe për të paguar është këtu…

ShkodraWeb 1 June, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë… 13 July, 2025
  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.