Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“7 të vdekur, 5 të plagosur, Shkodra ‘Kryeqytet’ i vrasjeve për 2022”, apeli i gazetarit: Kokat e njëri-tjetrit s’mjaftojnë

ShkodraWeb 19 September, 2022
elkier bushkolaj

Breshëria e plumbave në një atentat të stilit mafioz mbrëmjen e së dielës, i preu jetën në mes 19-vjeçarit shkodran, Erjon Xhenje.

Faji i vetëm i Erjon Xhenjës ishte ai të qenit kushëriri i parë i disa personave më të shkuar kriminale, e në një vend kur shteti nuk siguron rendin, hakmarrja plekset me gjakmarrjen, e duke shkelur çdo kod të kanunit, merr edhe jetë të pafajshme.

Krimi ndodhi në një lokal, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa për ironi të fatit vetë Bujar Bishanaku 3 dekada më parë do të ishte viktimë e tranzicionit të përgjakur që përjetoi Shqipëria, pasi do të ishte një prej 4 të vrarëve të masakrës së 2 prillit në Shkodër.

2022 rezulton një vit kur krimi ka marrë revansh në metropolin e veriut, që për shkak të mungesës së vullnetit të organeve të rendit, më shumë së kurrë i ngjason Palermos së viteve 1970.

Jo më larg se të shtunën dëgjuam kreun e qeverisë, që e cilësoi si të fituar betejën me krimin, por pas çdo deklarate të tillë propagandistike, krimi godet si për të na treguar se kush e ka pushtetin e vërtetë në këtë vend.

Sagën e ngjarjeve kriminale për vitin 2022 në Shqipëri do ta hapte atentati me armë zjarri ndaj 34 vjeçarit Kastriot Piroli, në Shkodër, mbrëmjen e 4 janarit. Piroli mbeti i plagosur rëndë, teksa dyshimet lidhen me një vrasje të kryer në Mal të zi nga Piroli.

Në 13 shkurt të 2022 në Shkodër do të ekzekutohej 48-vjeçari Prek Tonaj.

Në 9 mars të këtij viti, Admir Bajri, 38 vjeç, u qëllua me breshëri plumbash teksa mbeti i plagosur rëndë.

Në 12 prill në një atentat tipik mafioz do të ekzekutohej me breshëri automatiku në Shkodër, Nazmi Bandula, një emër mjaft i njohur për blutë e metropolit verior.

Mbrëmjen e 19 Prillit 2022 në Shkodër do të plagosej shtetasi Edi Reçaj në zonën e Perashit në Shkodër. Misteri mbuloi këtë ngjarje.

Në 3 qershor të 2022 në një atentat mafioz që tronditi Shkodrën do të vritet Naim Bajri dhe i plagosur mbeti shoku i tij, Astrit Zeneli.

Në 14 Qershor 2022 shtetasi Pjerin Bushtulli do të binte pre e një atentati mafioz në Velipojë, ku për pasojë mbeti i plagosur rëndë.

75 vjeçari Lulash Qepuri do të mbetej viktimë e një atentati mafioz pranë banesës së tij në Stom Golem mbrëmjen e 15 qershorit 2022.

Në 23 gusht të këtij viti pas një debati në një lokal në Shelqet, Agron Metushi do të vritet nga Alfond Palushi.

Në datën 2 shtator 2022 do të vritet pranë banesës së tij në Kiras, 57 vjeçari Ismet Çakorja, teksa vetëm 4 ditë më parë përmes një apeli ne media njoftoi se jeta e tij është në rrezik.

Mbrëmjen e 18 shtatorit krimi do shënonte viktimën e radhës, ku plumbat e qitësve profesionistë i morën jetën 19 vjeçarit Erjon Xhenje.

Shumë prej këtyre vrasjeve do të arkivohen si të pazbardhura nga autoritetet edhe pse mbarë Shkodra i di porositësit dhe autorët.

5 efektivë të Policisë së Shkodrës përgjatë këtij viti kanë qenë target i kanosjes nga djegia e pronës deri tek vendosja e tritolit nëpër banesa. Faji i vetëm i tyre ishte pjesëmarrja në operacionet antikanbis në Dukagjin.

Shkodra ndër shekuj i ka mbijetuar shumë pushtuesve, por krimi duke gjetur terren nga indiferenca e strukturave të rendit, kryesisht ato qendrore, po kërkon të nënshtrojë këtë treve fisnike. /Nga Elkier BUSHKOLAJ/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Kampion absolut për të rinj dhe të rritur, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kuqeblutë e atletikës shkodrane
Artikull pasardhës: Ka një marrëveshje për qeverinë e re në Malin e Zi, Abazoviç tregon emrin e kryeministrit…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.