66 vjeçarja nga Malisheva është jeta e gjashtë e humbur nga virusi në Kosovë, 184 numri i të infektuarëve…

Një tjetër person ka humbur jetën nga virusi në Kosovë, duke e çuar në 6 numrin e jetëve të shuara. Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Malisheva. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sipas MSh-së e njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.


“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vde kje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vde kja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sot janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me korona virus, duke çuar në 184 numri i të infektuarve në Kosovë.