66 vjeçarit “i ikën truri”, me kallash në dorë kërcënon bashkëshorten e tij…

Shërbimet e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Domje, Bashkia Vorë, në ambientet e banesës, shtetasi S. B. po dh.u.nonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me ar.m.ë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dh.u.nës dhe ngjarjen e mundshme kr.i.minale.


Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ar.m.ën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vr.a.rë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dh.u.na në familje” dhe “Ar.m.ëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.