
Gjykata e Patrës në Greqi ka dënuar me 4 burgime të përjetshme 61 vjeçarin që ekzekutoi 4 anëtarët e familjes shqiptare në mars të vitit të kaluar. Ndaj tij është caktuar dënimi i përjetshëm duke e shumëzuar për 4 vrasjet e bëra së bashku që tronditën Patrën në Greqi, ku u vranë djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç si dhe prindërit e tyre.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në 3 mars të vitit 2022 kishte si shkak 2 qira të papaguara. Por në të gjithë Greqinë akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.
Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për grekun 61 vjeçar përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!