60- vjeçari nga Kopliku paraqitet në Spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri, ja çfarë ka ndodhur…

Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut.