Një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, për shkak të depresionit. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Librazhd, dje, në 8 mars, pikerisht ne festen e Gruas, në Prrenjas, në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi Sh.R., 60 vjeç.
Nga veprimet e para, gjatë kqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Shkak i vetëvarjes dyshohet të ketë qenë depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.