
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja V. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ajo mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-shpallën në kërkim shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 13.04.2026, në sheshin “Prek Cali”, duke drejtuar motomjetin, ka përplasur shtetasin A. Gj., 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 74 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;




