
Më datë 10.04.2025, ka kallëzuar shtetasi A. F., 59 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij shtetasi S. F., 21 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin B. M., 55 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi N. K. që u dëmtua nga ky aksident, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi ka kallëzuar një shtetase 33 vjeçe, se dyshon që shtetasi A. K. ka hapur llogari false në emrin e saj, në rrjetet sociale. Vijojnë hetimet për rastin.