Në pasditen e 5 nëntorit në Spitalin Rajonal të Pukës nga Ambulanca e Fushë Arrëz ka mbërritur një 59-vjeçare e pajetë, banuese në Qafë Mal.
Për vdekjen e Bardha Palucit është arrestuar edhe i shoqi, por pas hetimeve të bëra nga grupi hetimor, është verifikuar se 59-vjeçarja ka gjetur vdekjen pas goditjeve të marra në trup nga lopa e saj dhe bashkëshorti është lënë i lirë.
Policia ka konfirmuar se Bardha Paluci ka humbur jetën pas goditjeve të lopës.