Një ngjarje e rëndë është verifikuar në fshatin Piraj të Lezhës. Policia ka bërë të ditur lajmin në komunikatën zyrtare. Mësohet se një grua 55- vjeçare është gjetur në banesë pa shenja jete. Po sipas të njëjtave burime, rezulton se 55- vjeçarja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Por siç ndodh në raste të tilla, uniformat blu e kanë referuar ngjarjen në prokurori për vlerësim. Më poshtë, njoftimi i Policisë së Lezhës.
“Më datë 21.11.2018, në fshatin Piraj, në banesë, është gjetur e pa shenja jete shtetasia F. C., vjeçe 55. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim.”.