ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“55 vjeçari gjet i pajetë në mes të rrugës…”, dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shosh të Shkodrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditutr sërish Shkodrën pas një qetësie disa mujore. Një shtetas 55- vjeçar është njoftuar se është vr.arë me ar.më zjarri në fshatin Palaj të NJA Shosh të Bashkisë së Shkodrës. Për vetë largësinë nga Shkodra, informacionet zyrtare janë të pakta deri në momentin që grupi hetimor të mbërrijë në vendngjarje. Deri tani dihet vetëm emri, Lazër Arraj ndërsa ka informacione të ndryshme se si është gjetur viktima.

Disa burime thonë se 55- vjeçari është gjetur i pajetë në mes të rrugës, dhe është konstatuar me pla.gë me ar.më zjarri. Mësohet se 55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit.  Ishin nipat e tij që jetojnë në fshat, ata që e panë të parët. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër. Gjithsesi, vetëm kur grupi hetimor të jetë në vendngjarje, mund të ketë informacione mët të sakta nga ngjarja e rëndë. Ndërkohë, mësohet se policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorin/ët e mundshëm të ngjarjes që tronditi Shkodrën.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.