
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka qënë e ftuar në ceremoninë përkujtimore për 45- vjetorin e “Revoltës së Spaçit” e cila përfundoi me pushkatimin e 4 të burgosrve dhe me denimin e torturimin e dhjetra të tjerëve nga diktatura komuniste. Qytetarja e parë e Shkodrës ka publikuar disa foto nga aktiviteti të shoqëruara me fjalët:
“Një popull që harron të shkuarën e tij, është i destinuar ta përsërisë atë”
Askund më shumë se ne mjediset e ish- burgut famëkeq të Spaçit nuk merr kuptim kjo shprehje.
Brenda atyre mureve ku diktatura komuniste ngujoi e torturoi të gjithë kundërshtarët komunistë të saj. Shumë prej tyre, të shkolluar dhe me diploma të universiteteve më të mira të botës, klerikë të nderuar shqiptarë brenda e jashtë kufijve.
E ulur në mes atyre njerëzve, të cilët bashkë me të afërmit tonë kaluan kalvarin komunist, më ushton në veshë thirrja e tyne: Me falë, por mos me harrue!
E ky mesazh sot nuk është vetëm për ata që vuajtën e mbijetuan, është për të gjithë, edhe për ata që kanë lindur pas vitit 1990!”, përfundon statusi i Voltana Ademit në Facebook për 45- vjetorin e “Revoltës së Spaçit”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!