
Bashkia Shkodër ka arritur nivelin më të lartë të transparencës në Shqipëri, duke përmbushur 100% të indikatorëve të vlerësuar për transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Ky vlerësim u prezantua nga Qendra Mediatike “Faktoje” në kuadër të projektit “40 Premtimet, 10 Bashki”.
Në aktivitetin e organizuar, ku mori pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Bega, u theksua se transparenca dhe përmbushja e premtimeve janë thelbësore për administratën vendore. Ai deklaroi se kjo qasje është pjesë e vizionit të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili synon ta shndërrojë qytetin në një qendër rajonale të zhvillimit ekonomik përmes investimeve madhore.
Monitorimi u realizua përmes një metodologjie të bazuar në analizën buxhetore, vëzhgimin e prokurimeve publike dhe inspektimin në terren. Indikatorët kryesorë të transparencës përfshijnë programin e transparencës, konsultimet publike dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit