
Një i burgosur ka humbur jetën ditën e sotme. Siç bëhet me dije, 37-vjeçari me iniciale A.K., 37 vjeç, me masë sigurie “Arrest me burg”, ka humbur jetën teksa transportohej për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore.
Mësohet se në orët e para të ditës së sotme, ai është paraqitur në kuzhinën e IEVP, pasi punonte aty si ndihmës kuzhinier, por është kthyer në dhomën e tij, duke u shprehur se nuk ndihej mirë.
Gjendja e tij është përkeqësuar akoma më shumë dhe për këtë, në dhomën e tij kanë shkuar dy ndihmësmjekë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Pak minuta më pas A.K. është nisur me urgjencë për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por ka humbur jetën gjatë rrugës. Paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!