VIDEO+EMRI – 32 vjeçari nga M.Madhe del nga rruga me makinë, përplaset me një pemë dhe përfundon në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Rrenc, të njësisë Guri i Zi, në Shkodër. Burime policore bëjnë me dije se Edison Hykaj, 32-vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.


NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.