31 milionë euro (25 milionë plus bonus) për vetëm 4 minuta lojë. Është e vështirë që blerja e Pietro Pellegri nga ana e Monaco të mos konsiderohet një befasi. Klubi francez, në fakt, nk do ta ketë në dispozicion sulmuesin italian për fazën finale të sezonit.
Konfirmimi ka ardhur nga trajneri Leonardo Jardim, i cili ka zbuluar se talentin italian do të jetë i detyruartë qëndrojë larg fushave për 3 muaj pas operacionit të bërë për të kuruar pubalgjinë e tij.
Pellegri, i cili do të mbushë 17 vjeç 17 marsin e ardhshëm, ka luajtur vetëm 4 minuta në ndeshjen e fituar 4-0 nga Monaco kundër Dijon 16 shkurtin e kaluar dhe i është nënshtruar një operacioni që ka dalë me sukses, shkruan telesport. Në fillim mendohej se lojtari do të mungonte për 6 javë, por situata është më serioze nga sa ishte parashikuar në fillim.