Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore

2 korrik 1990 – “Eksodi i ambasadave”, kur shqiptarët 31 vjet më parë mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim

ShkodraWeb 3 years ago

Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera. Shkak bazë ka qenë pèrsekútimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetravjeçare të tyre).

Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që túrpëroi regjimin krìmínal komunist në sytë e gjithë botës, po bëjmë të ditura disa informacione. Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist.

Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve). Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve: 

Tirana, 3.905 persona; Berati, 16; Durrësi, 455; Elbasani, 43; Erseka, 3; Fieri, 40; Gjirokastra, 6; Korça, 16; Kruja, 49; Kukësi, 7; Peshkopia, 14; Përmeti, 2; Pogradeci, 2; Saranda, 5; Skrapari, 2; Shkodra, 139; Tepelena, 2; Tropoja, 3; Vlora, 27

Sipas ambasadave të shteteve: 

RFGJ: 3.172; Itali: 809; Francë: 547; Greqi: 29; Turqi: 73; Hungari: 40; Çekosllovaki: 51; Jugosllavi: 6; Egjipt: 6; Bullgari: 5; Poloni: 52

Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati): 

-1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme; -59 studentë; -123 me arsim të lartë; -2013 me arsim të mesëm; -1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët); -230 nëpunës: -2296 punëtorë

Të dhëna të tjera: -749 të papunë; -695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë); -855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj). Bashkëlidhur fleta e aplikimit për pasaportë e z.Gëzim Peshkëpia (ish i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990. /Nga Kastriot DERVISHI/

Continue Reading

LAJM PARA: DOSSIER – “Nga sot nuk njoh as padishah e as Stamboll”, Hodo Sokoli dhe 50 oficerë me origjinë shqiptare në 1880…
LAJM PAS: DOKUMENTI – “Sigurimi i Shtetit nuk e dinte as ku banonte Camaj”, studiuesi i njohur nxjerr faktet…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.