Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Lezha
  • Turizmi

“30 vite që nuk investohet”, Shëngjini edhe pa rrugë, banorët ankohen: Ai pak ujë që vjen është i ndotur…

ShkodraWeb 20 July, 2020
lagja siper portit shengjin

Jetojnë pranë bregdetit, por mungesa e investimeve i ka lënë pas në kohë. Lagjja sipër portit në Shëngjin nuk ka asnjë ndryshim me fshatrat e thellë malore. Mbi 220 familje janë thuajse të izoluara për shkak të mungesës së rrugës, e cila ka degraduar plotësisht dhe lëvizja është mjaft e vështire.

Por, krahas problemeve të infrastrukturës rrugore, këtyre banorëve u duhet të përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm, i cili kryesisht gjatë verës pikon rrallëherë në çezmat e banorëve. Ata thonë se mungesa e shërbimeve u ka vështirësuar jetesën, ndërsa kërkesat e tyre për investime nuk kanë marrë asnjëherë vëmendje në këto 30 vite.

“Mungojnë kushtet më minimale të jetesës. Uji na vjen një herë në javë. Rrugën e kemi jashtëzakonisht keq. Ka 30 vite që njerëzit janë jashtëzakonisht të zhgënjyer, që nuk mundet të bëhet diçka në këtë vend. I them Bashkisë Lezhë që të mos na trajtojë si qytetarë të dorës tretë, pasi edhe të shkosh në Afganistan këtë lloj rruge që kemi ne nuk e gjen. Taksat i kërkojnë, por shërbime nuk ofrojnë dhe kjo është pafalshme për pushtetarët tanë”, thotë një banor i zonës.

Ndërkohë, një tjetër banor shprehet: “Janë bërë disa punime për sa i përket ujësjellësit që nisi dhe nuk përfundoi, u bënë dhe punime për kanalizimet e ujërave të zeza dhe kjo nisi e nuk mbaroi dhe rruga u shkatërrua dy herë, duke u bërë edhe më keq nga sa ishte. Jemi ankuar disa herë në Bashkinë Lezhë, por asnjë masë nuk është marrë. Të paktën kërkojmë që të sjellin një fadromë dhe ta bëjnë rrugën të kalueshme. Nuk është aspak normale që në vitin 2020 të mos kemi as ujë për të pirë. Te ne, çezmat pikojnë një herë në javë dhe ai pak ujë që vjen është i ndotur dhe nuk konsumohet”, thotë banori.

Mungesa e investimeve nuk ka vështirësuar vetëm jetesën e banorëve. Të vështirë e bën edhe zhvillimin e turizmit, pasi në këtë lagje janë ngritur mjaft hotele e shtëpi pushimi.

“Unë kam dhoma, të cilat i lëshoj me qira për pushuesit gjatë verës. Por, për shkak të rrugës, askush nuk më vjen. Të futesh në këtë rrugë, shkatërron makinën. Jemi gati të kontribuojmë dhe vetë financiarisht në bashkëpunim me shtetin që të përmirësohet infrastruktura rrugore. Këtu nuk është investuar prej 30 vitesh, na kanë lënë në harrese sikur të ishim ndonjë fshat i thellë malor dhe jo në breg të detit, ku vijnë shumë pushues vendës e të huaj. Atje ku mungon uji i pijshëm prej 30 vitesh, do të thotë se mungon gjithçka”, thekson banori tjetër.

Lagjja sipër portit në Shëngjin është populluar pas viteve ‘90, duke marrë zhvillim të jashtëzakonshëm falë investimeve të privatit. Në të njëjtën kohë duhet të kishte investuar dhe shteti për të ofruar shërbimet minimale për banorët, por kjo nuk ka ndodhur në këto 30 vite demokraci, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme në çdo fushatë elektorale. /Nga Elvis HILA, Lezhë/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Bashkia e Shkodrës riparon dhe mirëmban rrjetin e ndriçimit publik në qytet…
Artikull pas: ZYRTARE – PS miraton raportin e komisionit hetimor “Meta”, presidenti nuk shkarkohet…

TË FUNDIT

final-4-per-vajza
  • Aktualitet

“Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë

ShkodraWeb 14 May, 2025
SPAK-BKH
  • Aktualitet

SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së…

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
  • NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…! 14 May, 2025
  • Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen 14 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
final-4-per-vajza
  • Aktualitet

“Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë

ShkodraWeb 14 May, 2025
berisha drejtuesit politikë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe…

ShkodraWeb 14 May, 2025
benet beci zgjedhje bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti

ShkodraWeb 14 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.