
Sot u mblodhëm për të festuar daljen në pension të kolegut tonë Muhamet Basha.Kontributi i tij si teknik i Radio Shkodrës nuk është i pakët. Janë rreth 30 vite…
Jo më kot torta e urimit ishte pikërisht në formën e magnetofonit në të cilin Meti transmetoi sa e sa emisione,përcolli muzikën e mrekullueshme të Radio Shkodrës dhe punoi pa u lodhur për dixhitalizimin e fonotekës.
Të gjithave ua doli mbanë faqebardhë e me sukses të plotë. E gëzofsh pensionin kolegu ynë i nderuar, tekniku i talentuar e i palodhur, qytetari fisnik Met Basha! Jetë të gjatë e plot gëzime! /Nga Merita ÇOBA, publikuar në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!