NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

30 mjekë shqiptarë në ndihmë të kolegëve italianë në Bergamo, qyteti më i prekur nga pandemia në Itali…

Edhe pse vendi yne po perballet prej nje muaji tashme me betejen ndaj virusit, me shtim te numrit te te prekurve dhe po ashtu edhe jetëve të humbura, tridhjetë mjekë shqiptarë mberrijne sot ne Itali, ne ndihme per koleget e tyre italiane. “Corriere” raporton sot se mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të veprojnë në Bergamo, qyteti më i prekur nga pandemia.


Dergimi i personelit shendetesor shqiptar atje, sipas medias italiane, eshte rezultat i një bisede që u zhvillua të premten në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusine. Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Sipas burimeve, Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe theksoi dashurine per Italine. “Mjekët po kursejnë jetë dhe tani ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta ”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!