Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

3 pika gjaku dhe analiza e ADN- së zbulojnë vrasjen mbi 30 vjet më parë të shqiptarit që u arratis nga Shqipëria në Australi

ShkodraWeb 16 December, 2021
shtepia sokoloff dukagjini martin australi 1

Një shqiptar tashmë 65-vjeç është burgosur për një vrasje që ka ndodhur mbi 3 dekada më parë në Sydney të Australisë. Burri 65 vjeçar Martin Dukagjini, mbyti dhe më pas goditi me sende të forta Tatiana Sokoloff në vitin 1986.

Shqiptari kishte mundur t’u shpëtonte autoriteteve për 33 vjet. Në pranga ra në vitin 2019 pas analizave të thelluara të ADN-së. Tre pika gjaku të tij u gjetën në pantallonat e pizhameve të Tatiana Sokoloff-it. Viktima ishte lektore e italishtes në Universitetin e Sydney-t.

Gjykata e dënoi shqiptarin në nëntor pas seancave të shumta gjyqësore. Ai do të vuajë 20 vjet burg pa pasur të drejtë që të dalë me kusht për një periudhë 13-vjeçare. Lektorja 56-vjeçare u vra në shtëpinë e saj. Viktima kujdesej aty edhe për nënën e saj, Klaudian, e cila ishte e shurdhër.

Hetimet kanë zbuluar se Dukagjini kishte shkuar në shtëpinë e saj për të grabitur. Por ajo e ka pikasur. Në panik e sipër shqiptari e ka vrarë. Ai e ka mbytur me një kordon elektrik dhe më pas e ka goditur me një copë druri duke e lënë të vdekur në dysheme.

Në atë kohë policia dështoi që të identifikonte autorin pavarësisht hetimeve që kanë qenë të shtrenjta për kohën. Tregtarë, fqinj, kolegë, studentë, por edhe biznesmenë të cilëve viktima u kishte blerë bizhuteri dhe sende antike u vunë nën hetim.

Megjithatë asgjë nuk dilte në dritë. Pavarësisht shenjave të gjakut dhe provave të tjera, në vitin 1986 ishte i pamundur realizimi i testeve të ADN-së. Por më vonë u krahasuan shenjat e gjakut të gjetura në pizhamet e viktimës, oborr dhe copën e drurit të përdorur në vrasje. Ato ishin të ngjashme me atë të Dukagjinit.

Në atë kohë, shqiptari ka kryer herë pas here grabitje dhe për këtë arsye ka shumë precedentë penalë. Për këtë arsye shqiptari ka një dënim në vitin 1990.

Ai jetonte 3 kilometra larg banesës së Sokoloff. Sipas mediave Dukagjini ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1976, kur këtu ishte ende regjimi komunist. Në atë kohë ai ishte zhvendosur në Australinë Perëndimore dhe ishte vetëm 24 vjeç. Shqiptari nuk kishte asnjë profesion. Nga ky moment ai bëhet grabitës banesash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Nuk bëhet pjesë e grupit kush nuk…”, “bomba” e Edi Rejas: Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive…
Artikull pasardhës: Varianti Omicron i Covid- 19 në kufijtë e Shqipërisë, 5 rastet e para regjistrohen në Malin e Zi, si është gjendja…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.