Skip to content
14 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“3 orë në radhë dhe kthim në shtëpi pa u ekzaminuar”, mamografia e lëvizshme funksion të limituar në Vau Dejës

ShkodraWeb 19 October, 2022
mamografia levizshme vau dejes

Është “muaji rozë”, tetori  kur gratë janë të ftuara për depistimin e kancerit të gjirit. Është një mundësi që strukturat shtetërore e ofrojnë pa pagesë. Aty ku aparaturat ekzistojnë, kryesisht në zona urbane, sherbimi shumë i rëndësishëm ofrohet në qendra shendëtësore.

Aty ku mundësitë me aparatura nuk janë, është vënë në dispozicion një aparaturë mamografie e lëvizshme. Aktualisht, ajo është në zonën e Vau dejësit, afër qendrës shendetësore. Por mesa duket, kjo aparaturë lëvizëse nuk ofron sherbimin në masën që duhet.

Këtë konstatim e ka bërë gazetarja Merisa Gjoni, e cila ka qenë sot në Vau Dejës. Në një shënim me pak rreshta dhe me foto në Facebook, ajo tregon problematikën me të cilën po përballen gratë e vajzat në Vau Dejës.

“Sot isha në Qendrën Shendetësore Vau Dejës me dëshirën e mirë për të inkurajuar jo vetëm gratë por edhe faktin se ka një mamografi levizëse qe u jep mundësi grave përtej “pedonales” në Shkodër! Aspak e lumtun me atë çfarë gjeta aty!

Gra që prisnin prej 3 orësh në radhë e gra të tjera që u kthyen pa u ekzaminuar! E përse? Sepse pajisja sipas specialistes nuk pranon më shumë se 15 depistime për shkak të ngrohjes së tepërt! Përse bëhen këto fushata kur më shumë i acarojnë gratë sesa i inkurajojnë?

Nuk është e lehtë për një grua në moshë, në zona të thella që të marrë mundimin të shkojë për mamografi, rezultati- kthehu në shtëpi sepse nuk ke emrin në listë ose është plotësuar numri!”, shkruan gazetarja Gjoni në Facebook.

Është momenti që autoritetet shendetësore të marrin masa. Ndërsa ndergjegjësimi i grave dhe vajzave është në nivele maksimale, mosfunksionimi i aparaturave nuk duhet të jetë pengesë për depistimin e një sëmundje që çdo vit, kërcënon me mijëra zonja e zonjushe. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: ANALIZA – Negociatat “e vështira” Paloka- Bardhi dhe bashkimi që mund të vijë përmes Statutit të PD- së…
Artikull pas: Shumica parlamentare rrëzon opozitën, mandati i deputetes Olta Xhaçka nuk do shkojë në Kushtetuese

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025

TË FUNDIT

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.