Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

3 motra mbajtën në krahë një piano për 27 kilometra, që e ëma të vdiste në shtëpi në magjinë e tingujve

ShkodraWeb 20 June, 2026
albert vataj piano 3 motra 2026

Tetor, viti 1903, malet Siskiyou, Oregon.

Nëna e familjes, Ellie Cooper, 61 vjeç, po jepte shpirt në një spital të Medfordit, e tretur nga tuberkulozi. E ndërgjegjshme se ditët e saj ishin të numëruara, ajo pëshpëriti dëshirën e saj të fundit: “Dua t’i dëgjoj vajzat e mia të luajnë edhe një herë në piano këngën “Blessed Assurance” (Siguri e Bekuar). Por dua ta dëgjoj në shtëpi.”

Shtëpia e tyre ndodhej rreth 27 kilometra larg, lart në luginën e izoluar të Applegate. Rruga për atje nuk ishte gjë tjetër veçse një shteg i ngushtë mushkash, nuk kishte rrugë karrocash, asnjë mundësi për kalimin e mjeteve të transportit të kohës.

Vajzat e saj, May (19 vjeç), Ruth (17 vjeç) dhe Anne (14 vjeç), kishin në shtëpinë e tyre të spitalit një piano të madhe, e cila peshonte rreth 270 kilogramë. Kur mjeku i familjes dëgjoi synimin e vajzave për ta çuar pianon në shtëpinë e tyre në mal, u tha shkurt: “Është e pamundur.”

Por për tri motrat, fjala “e pamundur” nuk kishte peshë përpara dashurisë për të ëmën dhe përmbushjen e amanetit të fundit. Kjo ishte jo obligim por mision që ka rrënjët thellë në besim dhe dashuri. Ky shpirt i paepur nuk e njeh e aq më pak ta pranojë pamundësinë.

Ato morën me qira dy mushka të fuqishme dhe e lidhën pianon mbi to. Por në miljen e tretë, shtegu u bë aq i pjerrët dhe shkëmbor, saqë kafshët u tmerruan dhe refuzuan të hidhnin qoftë edhe një hap para.

Vajzat nuk u kthyen pas. Ato i zgjidhën mushkat dhe i nisën vetëm drejt qytetit. Më pas, morën sëpatat, prenë tetë trungje të hollë e të fortë dushku dhe ndërtuan një lloj barrele prej druri nën pianon gjigante.

Nisi kështu një marshim mbinjerëzor prej 27 kilometrash, që do të zgjaste katër ditë të gjata. Vajzat bënin me turne, dy prej tyre mbanin peshën dërrmuese mbi shpatulla, ndërsa e treta ecte përpara me një daltë e sëpatë në dorë, duke pastruar shkurret e dendura dhe ferrat për të hapur rrugën.

Ditën e tretë, moti u tregua mizor. Një stuhi e ububushme dëbore e përfshiu malin. Me trupat që u dridheshin nga i ftohti dhe lodhja, vajzat nuk gjetën asnjë strehë. Ato u shtrinë në tokën e ngrirë, duke fjetur direkt nën strukturën e pianos, e cila u shërbeu si çati kundër dëborës.

Më 29 tetor, me duar të gjakosura e shpatulla të nxira nga goditjet, ato arritën në kasollen e tyre në mal. E futën pianon në dhomën e ndenjes. Por rruga e gjatë dhe goditjet e kishin çakorduar krejtësisht instrumentin. Pa pasur asnjë vegël profesionale, me mençurinë e njerëzve të malit, vajzat përdorën një thikë të thjeshtë kuzhine për të rregulluar dhe akorduar telat e pianos, një nga një.

Më 30 tetor, nëna e tyre, Ellie, e shtrirë në krevat, hapi sytë. Shtëpia u mbush me melodinë e ngrohtë të “Blessed Assurance”. Ajo buzëqeshi. Dy ditë më vonë, më 1 nëntor, ajo ndërroi jetë e qetë, e rrethuar nga muzika dhe dashuria e pamatë e bijave të saj.

Në ditën e varrimit, fqinjët nga të gjitha anët e luginës erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kur hynë në shtëpi, ata panë baltën e tharë të malit që kishte mbuluar këmbët e pianos dhe muret e dhomës. Megjithatë, askush nuk pyeti se si kishte arritur ajo piano deri aty. Kishte sakrifica që nuk kishin nevojë për fjalë.

Sot, thotë legjenda, ajo piano ndodhet ende në të njëjtën kasolle të vjetër, e ruajtur brez pas brezi nga pasardhësit e familjes Cooper, si një monument i gjallë i asaj se çfarë mund të bëjë dashuria e një fëmije për nënën e tij. /Nga Albert VATAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: VIDEO – Arrestohen dy shtetas në Malësi të Madhe, u kapën në flagrancë duke kultivuar kanabis sativa
Next: FOTO – Një murale kushtuar Liqenit të Shkodrës në Pallagorio të Italisë në Javën e Muraleve Arbëreshe

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.