Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Analizë

27 VJETORI I PS/ Në sallën e shndërrimit Byroja Politike e PPSH, PS lindi si vazhduese e ideve të Marksit…(dokumentet)

ShkodraWeb 5 years ago
0

Më 13 qershor 1991 u zhvillua seanca e fundit e Kongresit të X të PPSH dhe mbledhja e parë e PS. Nuk pati vendim për dhënien fund të PPSH, shpërndarjes apo shkrirjes së saj, por pati vendim të ndryshimit të emrit. Bashkë me emrin u ndryshuan edhe statuti, dokumentet dhe shumica e parimeve politike. 24 orë më parë në seancë ishte Ramiz Alia dhe gjithë Byroja Politike. U fol për skandale, llogaridhënie dhe përjashtime. Dritero Agolli lëshoi kritika ndaj Enver Hoxhës dhe salla u ngrit në këmbë kundër tij. 24 orë më pas e njëjta sallë dhe të njëjtit delegatë thanë se janë reformuar dhe shpallën emrin e ri të partisë.

Shikoni fillimin e programit të saj, – “e quajnë të kryer rolin dhe veprimtarinë historike të Partisë së Punës, e cila udhëhoqi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, siguroi çlirimin kombëtar dhe e futi vendin në rrugën e transformimeve të gjithanshme”! Ia njohin PPSH të gjitha meritat, luftën dhe clirimin, dhe e konsiderojnë periudhën komuniste, “rrugë e transformimeve të gjithëanshme”. Nuk ka distancim dhe as kritika, por thjesht ndarje formale me të kaluarën. Më pas vijojnë parimet…dhe aty përsëri zgjidhja janë idetë e Marksit. Kaq patetike dhe absurde u duk ndarja sa njerëz me ndikim publik, përfshirë pedagogu i ILA Edi Rama, bënë thirrje për nxjerrjen e PPSH jashtë ligji dhe shkrirjen e pasueses së saj!

Pas 27 vitesh shumë gjera kanë ndryshuar. Vetë Rama është kryetar i PS dhe ndjehet mirë me gjithcka ndjehej keq dikur. Shumë komunistë shkuan në PS, por të tjerë komunistë shkuan në PD dhe në partitë e tjera. Më shumë se pluralizëm u krijua një rivalitet komunistësh në secilën parti politike. Ndaj sot ende nuk kemi një disident politik apo figurë reale antikomunistë në politikë dhe për më tepër, në pozita drejtuese në parti apo në shtet. Vetë PS ka ndryshuar shumë. Ajo pati meritën se atë ditë, më 13 qershor 1991 krijoi një ekip të ri politik të dominuar ngë 30-45 vjecarë, shumë prej të cilëve kanë dominuar jetën politike e publike të tranzicionit. Sot shumica e tyre është jashtë politikës, “njeriu i ri” biznesmen dhe mik me shefin, është modeli i sotëm dominuies politik. Në PS dhe në secilën parti tjetër në krah e përballë saj.

Sot nga kryesia e parë themeluese ka mbetur vetëm një themelues, një fenomen përjashtimesh që ka ndodhur edhe në PD, edhe në partitë e tjera. PS erdhi si komuniste, premtoi të ishte socialiste, promovoi parime socialdemokrate dhe prej vitesh qeveris si e djathtë, – një kurbë që tregon shumë, për politikën, parimet, moralin, interesat dhe bilancin e pluralizmit në një vend që 28 vjet pluralizëm i ka të lidhura me 3 liderë politikë. Ky është një detaj tjetër me rëndësi për të kuptuar se historia jonë, ndryshe nga historitë e vendeve të civilizuara dhe qytetare, është më shumë histori personash, histori personale, histori miqsh, histori shokësh e lagjeje sesa histori e bazuar në vizione, parime, strategji, projekte, bilance, integritet apo sens përgjegjësie. Kaq per PS, partine qe qendroi ne pushtet e vetme me 1990-1991 e rri ne pushtet e vetme edhe sot, e lindur te perfaqesoje te varferit, por qe deri me 1991 perfaqesoi Byrone e Bllokun e qe sot perfaqeson pjesen me te madhe te oligarkise!! /Nga Afrim KRASNIQI, Instituti i Studimeve Politike/

Continue Reading

LAJM PARA: 27 VJETORI I PS/ Berisha: PPSH me emër të ri feston 77- vjetorin, kalë troje i lëvizjes serbe në Shqipëri…
LAJM PAS: Si po vjedhin pronarët e TV-vë në bashkëpunim me Ramën

TË FUNDIT

NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!
  • Analizë

NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!

2 days ago
NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?
  • Analizë

NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?

3 days ago
“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…
  • Analizë

“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…

1 week ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

1 hour ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

1 hour ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.