“Dua të falënderoj eurodeputetët për mundësinë që i dhanë opozitës për te treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.”. Kështu është shprehur Lulzim Basha në mbyllje të takimit me delegacionin e PS-së në zyrat e BE-së në Tiranë. Basha, i shoqëruar nga Kryemadhi, Mediu e liderët e tjerë opozitarë, kanë folur për mediat pas takimit që u zhvillua konfidencial. “Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacionit dhe deziformimi. Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër. Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit. Zgjidhja është largimi i Ramës, zgjedhje te parakohshme dhe qeveri tranzitore”- tha Basha. Kreu i PD, Lulzim Basha por edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kanë folur pas takimit me delegacionin e PE në Tiranë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/286083992088631/
Edhe kryetarja LSI dhe një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të krerëve të opozitës me përfaqësues të PE. Ajo tha se opozita është në rrugën e duhur dhe se nuk ka asnjë hap pas.
“Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët. Ju kërkojmë ndjesë gazetarëve dhe popullit për gazin lotsjellës që garda lëshoi dje”, tha ajo.